Pse na trajtoni si idiotë?

639
Sigal

Nga Shkëlqim Selmani

Nëse koronavirusi nuk vjen nëpërmjet ajrit, përse ndalohet qarkullimi i automjeteve personale me një person apo me persona të familjes, kur ne në familje rrimë bashkë ?!

Po ndalimi i këmbësorëve për të dalë vetëm apo me personat e familjes pse ndalohet ?!

Kjo nuk ndalohet as në zonat e rrezikëshme në Itali, pse e ndalon ky i mençuri ynë nga shpella e Maos ?!

Po, shumë i drejtë ndalimi i grumbullimit të shumë njerëzve në të njëjtin vend, shumë i drejtë izolimi i të moshuarve, shumë e drejtë marrja e masave higjenike e dizifektuese etj, por shumë idiot ndalimi i qarkullimit të personave të veçuar apo të së njëjtës familje për nevojat e tyre të përditshme apo edhe qoftë për lëvizje në ajër të pastër.

Në vend të na trajtoni si idiotë, ju lutem shpallni gjendjen e emergjencës mjekësore e merrni masa për furnizimin me ushqime të familjeve në nevojë …