OSHEE ndez “dritën” e bamirësisë, fal kamatvonesat për 55 mijë pensionistë

490
Sigal

 

Janë në total 55 mijë pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuar që janë
bërë deri tani pjesë e skemës dhe kanë përfituar reduktimin e kamatave dhe
pagesa me këste të ulta mujore për faturat e prapambetura. Përfituesit kanë
lidhur marrëveshje me OSHEE-në që prej hyrjes në fuqi të vendimit të Këshilli
Mbikëqyrës të kompanisë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të
ditur se për të gjithë konsumatorët familjare që mbartin detyrime të papaguara
deri në datë 31/ 12/2015 mund të lidhin kontratë me kompaninë për të përfituar
nga skema e ripagesës me këste fikse prej lek 2,800. Afati i për të përfituar
nga kjo skemë është deri në fund të vitit. Skema e ripagesës së detyrimeve për
konsumatorët familjarë parashikon reduktim të kamatëvonesës në masën 70% në
rast të pagesës së menjëhershme. Pjesë tjetër e skemës është reduktimi i
kamatëvonesave kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 20 lekë për personat që
janë përfitues të ndihmës ekonomike, të cilët do të lidhin rishtazi
aktmarrëveshje me shoqërinë për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri
31/12/ 2015. Pagesa është 1200 leke në muaj. Gjithashtu, abonentët e OSHEE-së
që kanë fatura të prapambetura përfitojnë reduktim të kësteve në masën e 1200
lekë në muaj për të gjithë pensionistët, të cilët kanë një aktmarrëveshje
aktive me Shoqërinë për ripagesën e detyrimeve të prapambetura dhe reduktimin e
vlerës së kamatëvonesës kundrejt pagesës prej 20 lekë në fund 31/12/2016, në
rast respektimi të pagesës me këste dhe pagesës së faturave korente brenda
afateve të përcaktuara. Skema e ripagesës së detyrimeve për konsumatorët familjarë,
pensionistët kryefamiljarë, të cilët përfitojnë ose jo kompensim për faturat e
energjisë elektrike dhe nuk kanë AKM deri në datën e 31/12/2015 për detyrimet e
papaguara deri në datën 31/12/2015, së bashku me reduktimin e vlerës së
kamatëvonesës kundrejt pagesës prej 20 lekësh, marrëveshja mund të lidhet deri
në 31 dhjetor të këtij viti.