Përplasen 5 makina në Lezhë-Milot, ka të plagosur

232
Sigal

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Lezhë-Milot.

Mediat raportojnë se në aksident janë përfshirë 5 makina, duke shkaktuar disa persona të plagosur.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të Fushë-Milotit.

Dëmet materiale janë të mëdha.

Policia dhe autoambulancat ndodhen ne vendngjarje.