Bollëku i hashashit/Kreu i antimafias së Leçes: Sasia e drogës që vjen nga Shqipëria po shtohet shumë

426
Sigal

 

Kapja në brigjet Italiane e sasive të mëdha të lëndëve
narkotike ka sjellë në Tiranë Kryeprokurorin e  Antimafias së Leçes,
 Cataldo Motta. Prokurori italian ka zhvilluar takime me krerët e Lartë të
hetimit dhe Ministrisë së Brendshme ndërsa gjatë një prononcimi kërkoi që
fenomeni të luftohet më shumë më Shqipëri.
Sekuestrimi në brigjet italiane te sasive
të mëdha të lëndëve narkotike  te nisura nga Shqipëria,  kanë sjelle
ne Tiranë kreun e Anti-mafias në Leçes, Cataldo Motta. Pasi ka zhvilluar një
takim me  kryeprokurorin Adriatik Llalla,  Motta është ndalur më
gjatë me prokurorët e krimeve të rënda dhe me kreun e saj Besim Hajdarmataj,
 ku mësohet së është diskutuar edhe per çështje konkrete të hetimeve te përbashkëta
 Në një prononcim për mediat nga Prokuroria e Përgjithshme  kreu i Anti-mafias
së Leçes është shprehur se për të pasur sasi më të vogël të drogës që mbërrin
në Itali duhet që fenomeni të luftohet në Shqipëri.
Cataldo Motta, Prokuori i Anti-mafias së Leçes: Janë
kapur sasi të mëdha kanabisi në brigjet italiane. Ky fenomen duhet që të
luftohet më shumë. Bashkëpunimi është i nevojshëm. Kemi bërë një verifikim për
çështjet që lidhen me prokuroritë e dy vendeve. Hetimet do të vijojnë.

Zoti Motta, nuk ka pranuar të flasë për çështje
të veçanta që janë nën hetim, siç është çështja e avionit të rënë në Ishëm që
drejtohej nga italiani Guido Guidi.  Një ditë me parë  prokurori i Anti-mafias
së Leçes  është takuar edhe  me Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri e
 edhe në këtë takim mësohet se është venë theksi në bashkëpunimin mes dy
vendeve në luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.