OSHEE: Afat deri në fund të vitit, për skemën e pagesës me këste

480
OSHEE prezanton skemën e re të pagesës me këste, duke specifikuar edhe rastet kur ulet kamatëvonesa, skemë e cila është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2015. Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri të ditur se, duke qenë se ecuria e pagesave të faturave të energjisë po vijon me trend pozitiv drejt rritjes, Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë ka miratuar disa paketa lehtësuese për konusmatorët, familjarë dhe biznese debitore, jo vetëm në pagesën me këste të detyrimit, por edhe mundësinë e uljes së masës së kamatëvonesës.
OSSHEE thekson se mund të lidhin aktmarrëveshje të gjithë kategoritë që kanë debi, të krijuara deri më 31 korrik dhe se oferta e reduktimit të kamatës për të gjitha kategoritë është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2015.
Skema si më poshtë:
Kategoria FAMILJAR
Skema parashikon ndarje të kësteve në mënyrë të barabartë, në varësi të shumave (më poshtë tabela). Në rast se familjari e paguan të gjithë detyrimin njeherësh, i ulet kamatvonesa me 70%. Dhe në rast se abonenti do të paraqitet brenda 6 muajve nga firmosja e aktmarrëveshjes për paguar detyrimin atëhere do të përfitojë 50% të reduktimit të kamatës në datën e mbylljes së detyrimit.
Dokumentacioni
Identifikimi i klientit ose i autorizuari prej tij – Kujdes! Në rastet e autorizimeve kërkohen karta ID e të 2 palëve së bashku me autorizimin me shkrim
Kopje e librezës ose e fatures së fundit
Në rastet kur mbajtesi i kontratës në sistem nuk është i njëjtë me personin që është mbajtësi atehere kërkohet dhe dokumenti i pronësise në nje nga format ligjore të tyre që janë parashikuar në procedura
SKEMA E PAGESËS ME KËSTE – FAMILJET
Deri në:
– 100 mije lekë 12 muaj/këste
– 200 mijë lekë 24 muaj
– 300 mijë lekë 36 muaj
– 400 mijë lekë 48 muaj
– 500 mijë lekë 60 muaj
– 600 mijë lekë 72 muaj
– 900 mijë lekë 84 muaj
– 1 million lekë 96 muaj
– 1.5 milionë lekë 108 muaj
– 2 milionë lekë 120 muaj
– 2.5 milionë lekë 132 muaj
– 3 milionë lekë 144 muaj
– 3.5 milionë lekë 156 muaj
– mbi 3.5 milionë lekë 168 muaj
Kategoria PRIVAT
Për klientet e lidhur ne Tension të Ulët (TU) ofrohet pagese me këste sipas masës së detyrimit (shiko tabelën me poshte) Produktet për bizneset e lidhur në Tension të Mesëm (TM) mbeten të pandryshuar, dmth afati maksimal i ripagesës bazuar në detyrimin ligjor për dalje nga rrjeti i OSHEE – 20 kv deri ne fund te vitit 2016 dhe 10/6 kv deri ne fund te vitit 2017. Për herë të parë, biznesit (kategoritë TU dhe TM) i jepet mundësia tu reduktohet me 50% kamatvonesa nëse paguan të gjithë detyrimin njëherësh.
Dokumentacioni
– Kopje web e QKR të shoqërisë ose personit fizik
– Identifikimi i administratorit të shoqërisë ose personit fizik
– Për shpk dhe SHA, autorizimi nga organet përkatëse për lidhjen e AKM
– Identifikim i të autorizuarit nëse ka të tillë
SKEMA PER PRIVATIN
Deri në:
– 200 mijë lekë 12 muaj/këste
– 500 mije lekë 12 muaj
– 1 milion lekë 24 muaj
– 1.5 milionë lekë 36 muaj
– 2 milionë lekë 48 muaj
– 3 milion lekë 60 muaj
Kategoria BUXHETOR dhe JO-BUXHETOR
Bashkitë, afatet e ripagesës nuk kalojnë daten 30 prill 2019. Institucionet e qeverisjes qendrore dhe shoqeritë me kapital shtetëror afatet e ripageses janë sipas tabeles si më poshte: Në rast ripagese të detyrimit total nga te gjitha kategoritë ofrohet reduktim i kamatës në masën 50%
Për lidhjen e AKM keto kategori të drejtohen në Drejtorinë Qëndrore në Tiranë pranë sektorit të mbledhjes së debisë të buxhetore jobuxhetoreve – në departamentin e shitjes dhe arkëtimeve
SKEMA
Deri në:
200 mijë lekë 12 muaj/këste
500 mijë lekë 12 muaj
1 milion lekë 24 muaj
1.5 milionë lekë 36 muaj
2 milionë lekë 48 muaj
3 milionë lekë 60 muaj 
Sigal