Sekuestrohen armë lufte dhe raketa, mes te arrestuarve dhe një shqiptar

624
Sigal

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, Digos, Divizioni Investigativ i Operacioneve Speciale, ka nisur një operacion antiterror në Italinë Veriore, kundër grupeve ekstremiste të krahut të djathtë si dhe ndaj disa ish pjesëmarrësve në luftën e Donbass, në Ukrainë.

Gjatë megaoperacionit që u shtri në qytetet Torino, Milano, Varese, Pavia, Novara dhe Forlì, Digos sekuestroi një arsenal të madh armësh automatike të prodhimit të fundit, materiale propagandistike me mesazhe politike naziste si dhe një raketë tokë-ajër, në gjendje perfekte pune, e përdorur nga Forcat e Amatosura të Katarit.

Divizioni Investigativ i Operacioneve Speciale në Itali, kohët e fundit ka qënë i përqëndruar në grupet ekstreme të krahut të djathtë që orbitojnë përreth Torinos.

Gjatë hetimeve dhe sekuestrimeve të javës së kaluar të kryera nga Digos, janë sekuestruar edhe banderola me mesazhe naziste të Drughi Giovinezza, grupi ultras i Juventusit që punon brenda selisë së Legio Subalpina, si dhe një tjetër banderolë, në shenjë solidariteti ndaj  28 vjeçarit Carlo Fabio, i konsideruar lider i grupit Legio Subalpina, i vënë në pranga për armëmbajtje pa leje dhe i burgosur javën e kaluar.

Ndërkohë pati edhe dy të arrestuar në Genova, italiani Antonio Cataldo dhe shqiptari Olsi Krutani.