Grabiste me armë kazinotë, arrestohet 27-vjeçari

465
Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit si autor i vjedhjes së disa kazinove. Burime zyrtare bëjnë me dije se Besian Ahmetaj, është arrestuar në sajë të operacionit të koduar “Kazinoja 3”.
Grabitja e fundit e Ahmetaj është në orët e para të së premtes, në një kazino në lagjen “11 Janari” në Fier. Rreth orës 01.20 i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ai ka mundur të marrë nga kazinoja shumën prej 240 mijë lekësh të reja.
Nga hetimet rezultoi se Ahmetaj është autor i vjedhjes së një tjetër kazinoje në këtë lagje, më 10 tetor, ku ka mundur të marrë plot 800 mijë lekë të reja. Policia ka sekuestruar një armë pistoletë, tip Elco dhe një krehër me shtatë fishekë, një biçikletë që e përdorte për transport gjatë kohës që kryente vjedhjet, si dhe paratë që kishte vjedhur në kazino.
Sigal