OSBE ngre shqetësimet për sigurinë e gazetarëve dhe presionet ndaj medias në Shqipëri
Ambasadori Michel Tarran dhe Jan Braathu bëri thirrje për rritje të transparencës dhe forcim të mbrojtjes ligjore për gazetarët.
Liria e medias në Shqipëri mbetet nën presion, sipas përfaqësuesve të OSBE-së në Konferencën për Median në Evropën Juglindore në Tiranë. Ata theksuan rreziqet për sigurinë e gazetarëve, presionet ekonomike dhe fushatat denigruese online, duke nënvizuar se pa siguri nuk ka media të lirë.
“…sfidat ndaj lirisë së medias në Shqipëri mbeten dhe kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Këto përfshijnë shqetësime që lidhen me sigurinë e gazetarëve, presionet ekonomike që ndikojnë në qëndrueshmërinë e mediave të pavarura, si dhe intimidimin dhe fushatat denigruese në internet”.Kështu deklaroi Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, në Konferencën për Median në Evropën Juglindore, të mbajtur sot në Tiranë, e organizuar nga prezenca e OSBE në vendin tonë. Në takim morën pjesë përfaqësues të OSBE, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, si dhe përfaqësues të medias në Shqipëri dhe Europën Juglindore.
Mbrojtja ligjore
I pranishëm në konferencë ishte edhe përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Jan Braathu, i cili në fjalën e tij theksoi se gazetarët po përballen me kërcënime.Ndërsa ambasadori Tarran theksoi se pavarësia editoriale dhe mbrojtja ligjore për gazetarët janë pikë kyçe për median e lirë.“Nevojiten, gjithashtu, përpjekje të mëtejshme për të forcuar transparencën, pavarësinë editoriale dhe zbatimin e qëndrueshëm të mbrojtjeve ligjore, duke mbështetur njëkohësisht kushte që u mundësojnë gazetarëve të respektojnë standardet më të larta profesionale, etike dhe të raportimit të paanshëm. Angazhimi konstruktiv i vazhdueshëm i të gjithë aktorëve do të jetë thelbësor për adresimin e këtyre çështjeve në përputhje me angazhimet demokratike të Shqipërisë dhe standardet ndërkombëtare”, tha Tarran.
Përmirësimet
Duke u nisur konkretisht për rastin e Shqipërisë, ambadadori Tarran në fjalën e tij përmendi disa arritje që lidhen kryesisht më një sektor të veçantë të krijuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për verifikimin dhe hetimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve, por edhe përmirësimin e kuadrit ligjor.“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka krijuar një pikë kontakti për sigurinë e gazetarëve, e cila, së bashku me disa ndryshime ligjore, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes së profesionistëve të medias”, theksoi kreu i OSBE në vendin tonë, Michel Tarran.
Përfaqësuesi i OSBE, Braathu: Liria e media, thelbësore për demokracinë, mos u ktheni katër dekada pas
Liria e medias ishte në fokus të konferencës së organizuar nga OSBE, për mediat në Evropën juglindore. Në nisje të saj, përfaqësuesi u OSBE, Jan Braathu, nënvizoi rëndësinë që ka media për shoqëritë demokratike, duke ngritur alarmin që mungesa e lirisë së mediave mund të ktheje sërish Shqipërinë, pas në kohën e diktaturës komuniste.Liria e medias është themeli i demokracisë. Gazetaria si e mirë publike është thelbësore. Ne duhet të garantojmë zbatimin e parimeve në mënyrë të plotë sepse ne te kundërtët nuk do kemi demokraci. dhe do përfundojme ne nje vend ku asnjë nga ne s dëshiron të jete. U përmend përvoja e këtij vendi para 4 -5 dekadash, askush nuk do që të kthehet atje.Edhe ambasadori I osbe në Tiranë Mishel Tarran ngriti shqetësimin për problemet më të cilat ndeshen mediat në Shqipëri, duke kërkuar më shumë transparencë dhe mbrojtje ligjore për gazetarët.Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari. sfidat për lirinë e medias në Shqipëri vazhdojnë të ekzistojnë këtu përfshihen shqetësimet mbi sigurinë e gazetarë, presionet ekonomike dhe intimidimin on -line. Nevojitet të forcohet transparenca, pavarësia editoriale dhe mbrojtja ligjore, që siguruar që gazetarët të punojnë në kushtet metë larta etike.



















