Retrospektivë, 1990. Ishte koha kur brenda sistemit po shfaqeshin “revolta”, – rrethet nuk pranonin planet e diktuara për furnizime për Tiranën për shkak të pamundësisë për realizimin e tyre dhe për shkak të nevojave të paplotësuara të vete rretheve. Praktika ishte klasike: Tirana duhej furnizuar e para dhe me çdo kusht, çfarë mbetej duhej administruar nga rrethet sipas mundësive/programit të kursimit. Në këto shënime të arbitrazhit ka dy elementë simbolikë, – e para kontratat imponoheshin forcërisht nga vetë institucioni (qendra) dhe e dyta argumente të tilla si nuk realizojmë dot dorëzimin e vezëve se nuk ka pula, refuzoheshin apriori. Plani ishte plan dhe ata “lart” kanë gjithnjë të drejtë.
E solla këtë detaj në një kontekst 35-36 më vonë, sepse ndihmon për të kuptuar më mirë nga e kemi nisur tranzicionin dhe se aktualisht jam duke punuar mbi një material lidhur me qeverisjen vendore/organizimin vendor në Shqipëri. E dini? Mbi 70% e kryetarëve të bashkive të vendit janë banorë të Tiranës. Krijojmë bashki, flasim për autonomi dhe demokraci direkte, pastaj iu caktojmë kryetarët, zv/kryetarët, stafet, buxhetin, strukturën, projektet, zonat strategjike, etj, etj, etj. Banorët zgjedhës? Kanë të drejtë/detyrë të votojnë. Kaq. Sa për ilustrim: më 1992 u morën 4 emra nga rrethet për tu emëruar ministra, më 1999 u mor vetëm një ministër nga rrethet, më 2026 vijojmë të kemi vetëm një ministër jashtë unazës së Tiranës. Kohët ndryshojnë, por në thelb e mentalitet jo sjellja.
Koncepti i “Bllokut” vijon të jetë dominuese në strukturën shtetërore dhe politike të vendit. Nuk e gjen këtë dukuri as në Kosovë, as në Maqedoni V, as në Greqi, as në Kroaci, as në Slloveni, as as, as… Vendet perëndimore jo dhe jo. Nejse, duket debat luksi në kohë krize vlerash, por në thelb është debat demokracie, kulture, përfaqësimi, standardi dhe llogaridhënie. Si më 1989-1991 apo edhe në vitet 2000 dhe sot.Kështu nisi?!






















