Destinacion Shkodra por 20 afganë lihen në mes të autostradës: Paguam 700 euro

337
Sigal

20 shtetas afganë janë gjetur përgjatë autostradës Vlorë-Fier. Mes emigrantëve kishte gra dhe fëmijë. Nga komunikimi paraprak me policinë, emigrantët janë shprehur se i kishin marrë dy persona me makinë nga një zonë rurale në Kakavijë, me premtimin për t’i transportuar në Shkodër. Ata kishin paguar 700 euro për t’i çuar në destinacion Shkodër, por i kishin gënjyer dhe i kishin lënë në mes te rrugës. Pothuajse çdo ditë policia shqiptare godet raste të tentativave të trafikut të klandestinëve nga vende të Lindjes së Mesme, që përdorin territorin shqiptar si tranzit për në vendet e BE-së.