EMRI/ Djegia e qindra gomave në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

111
Sigal

Është arrestuar autori i djegies së qindra gomave gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vlorës, të cilat shkaktuan një ndotje të madhe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia përmes një njoftimi, ku bëhet me dije se ai është një 24-vjeçar me inicialet S.Z.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ditën e djeshme u shoqëruan në polici katër persona dhe u raportua se kjo ishte diçka e përsëritur.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë-Ndoti ajrin duke djegur goma automjetesh, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndotje të ajrit, për shkak të djegies së gomave të automjeteve, në lagjen “24 Maji”, pranë hidrovorit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit:

-S. Z., 24 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas dyshohet se ka djegur goma automjetesh, në lagjen “24 Maji”, dhe për pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth. Gjithashtu, si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur gardhi rrethues i hidrovorit dhe gardhi rrethues i një objekti tjetër privat.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.