Brad Pitt feston 59-vjetorin e lindjes me të dashurën e re 30 vite më të vogël

97
Sigal

Brad Pitt ka festuar 59-vjetorin e lindjes me të dashurën e re, Ines de Ramon. Fituesi i çmimit “Oskar” u fotografua teksa po dilte nga një makinë me 29-vjeçaren.

Ines u pa krah Brad në një koncert të Bono muajin e kaluar teksa përqafoheshin së bashku dhe dukeshin shumë të lumtur.

Ndërsa mbrëmjen e ditëlindjes, Brad dukej i relaksuar në shoqërinë e Ines. Çifti raportohet se janë në lidhje prej disa muajsh.

“Brad është vërtet i dashuruar me Ines. Ata u njohën përmes një miku të përbashkët. Ajo është shumë e bukur. Është e lezetshme, argëtuese dhe energjike. Ajo ka një personalitet të madh. Brad i pëlqen të kalojë kohë me të”, tha një burim.

Aktori ka qenë i lidhur me disa gra pas divorcit me Angelina Jolie, por s’ka bërë asnjë romancë publike.

Ndërkohë Ines ka qenë e martuar me Paul Wesley. Çifti u martuan një ceremoni në vitin 2019. Por ata janë ndarë në muajin shtator dhe vendimi ishte i dyanshëm.

“Vendimi për tu ndarë ishte i përbashkët, ka ndodhur 5 muaj më parë. Ata kërkojnë privatësi”, tha përfaqësuesi i ish-çiftit.