Shkolla “Europa” pa ngrohëse, nxënësit e Bradasheshit protestë: Plotësoni kushtet, ndryshe nuk do të merrni vota

552
Sigal

Sot, kur ishte paralajmëruar dita e fillimit të mësimit për të gjithë shkollat, nxënësit e shkollës nëntë vjeçare “Europa” në Bradashesh kanë refuzuar të futen në mësim.

Së bashku me prindërit e shkollës, nxënësit kanë protestuar këtë të hënë për shkak se kjo godinë sipas tyre nuk plotëson kushtet për të zhvilluar mësimin.

Ndër arsyet kryesore është mungesa e ngrohjes, por edhe elementëve të tjerë të infrastrukturës që mungojnë në këtë shkollë.

“S’ka vota pa ngrohje”, ishte një nga sloganet që mbante në dorë një nxënëse.

Nxënësit dhe prindërit kanë bërë të ditur se nuk do ta nisin mësimin deri në plotësimin e kushteve.
Siç shihet edhe nga fotot, asnjë nxënës nuk ka pranuar të futet në mësim.