Oraret/ Sot liridalje për pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç

314
Sigal

Edhe këtë fundjavë, vendi do të jetë në karantinë. Sot deri në orën 09:30 do të lejohen të dalin pensionistët dhe nga ora 10:30 deri në 17:30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kjo do të jetë fundjava e fundit ku nga shtëpia ndalohet që të dalin, fëmijët mbi 14 vjeç.

Po kështu Rama njoftoi dje se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë, ndërsa ndalohet qarkullimi i mjeteve private.

Pas 11 majit do të mbeten në zonën e kuqe bashkitë Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Kurbin, Krujë, dhe në këto zona do të jetë në fuqi i njëjti regjim oraresh. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.

Ndërkohë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe do të lejohet qarkullimi ndërqytetas me automjete private deri në orën 21:00 të mbrëmjes.