Greqi, shkon në 151 numri i viktimave nga koronavirusi

288
Sigal

Shkon në 151 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Greqi.

Një tjetër person që po kurohej në Evangelismos humbi jetën, duke e çuar numrin e vdekjeve nga pandemia në Greqi në 151.

Një ditë me parë u raportua se numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 kishte shkuar në 2.691.

Zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras konfirmoi se 32 pacientë janë duke u trajtuar me intubacion, ndërsa 85 janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.

“Ndikimi i verës në koronë ka të ngjarë të mos jetë i mjaftueshëm për të zhdukur virusin”, tha Tsiodras.

Megjithatë, ai tha “do të presim dhe do të shohim.”

“Çdo gjë në këtë moment varet nga sjellja jonë dhe rrjedha e epidemisë së virusit në vendin tonë do të varet nga respektimi ynë vullnetar me rregullat e higjenës në praktikën tonë të përditshme” tha Tsiodras.