Shpëtimi juaj për këtë verë: Dieta 3-ditore e cila ju siguron trup në formë në afat rekord

558
Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë efektive dhe të shëndetshme për të humbur peshë, atëherë padyshim se do t’ju pëlqejë dieta e mëposhtme.

Kjo dietë është super e suksesshme sepse bazohet në konsumimin e kalorive të cilat ju furnizojnë me energjinë që ju duhet në jetën tuaj të përditshme , e jo me kalori boshe.Dhe pjesa më e mirë është se kjo dietë gjithashtu përfshin shumë ushqime të shijshme! Vera veçse ka filluar, por ende keni kohë ta fitoni trupin e plazhit të cilin gjithmonë e keni ëndërruar.

Rekomandimet:
– Ndiqeni këtë dietë për tri ditë, pastaj pushoni dy javë. Tek atëherë mund ta përsëritni dietën.
– Mos konsumoni alkool gjatë dietës.
– Mos i shtoni sheqer apo krem kafesë.
– Nëse nuk ju pëlqen gjalpi i kikirikut, ju mund ta zëvendësoni atë me gjalpë bajamesh.

Dita e parë:
Për mëngjes: Gjysmë grejpfruti, një gotë kafe dhe një rriskë tost me gjalpë kikiriku.
Për drekë: Gjysmë tune, një rriskë tost, ujë dhe kafe të zezë apo çaj.
Për darkë: 85 gramë të çfarëdo lloj mishi, gjysmë banane, një mollë të vogël dhe një tas me akullore vanilje.

Dita e dytë:
Për mëngjes: Një rriskë tost, një vezë dhe gjysmë banane.
Për drekë: Një tas me djathë çedër, një vezë të zier dhe katër biskota
Për darkë: Dy virshlle, një gotë brokoli, gjysmë gote karotë, një gjysmë të bananes dhe një gjysmë gote me akullore vanilje.

Dita e tretë:
Për mëngjes: Pesë biskota, një rriskë djathë çedër, një mollë të vogël dhe një gotë kafe.
Për drekë: Një rriskë tost dhe një vezë të zier.
Për darkë: Një gotë tuna, gjysmë banane dhe një tas me akullore vanilje.
Sigal