Operacioni “Sogiorno” – Falsifikonin letërnjoftime për të udhëtuar jashtë, dy në pranga

519
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona nga Tirana me akuzën e falsifikimit dhe dokumentave me qëllim kalimin e personave jashtë kufijve.

Operacioni i koduar “Sogiorno” çoi në pranga shtetasit Hasan Milushi 50 vjeç dhe Fatmir Stankova 49 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi 1- mujor.

“Specialistët për Hetimin Krimit Ekonomik kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale e dyshuar e kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët dje, tek rruga e “Kavajës”, Tiranë janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer disa dokumenta Italiane dhe fotografi të personave të ndryshëm, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara”.

Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe zbulimin e vendit ku kryhej falsifikimi i dokumentave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Falsifikimi i dokumentave”dhe” Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” .
Sigal