Plas sherri në Vlorë/ Dy të rinj ngacmojnë gra të martuara në plazh dhe përplasen me grushte me bashkëshortët e tyre

175
Sigal

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit. Së fundmi një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, në “Vega Beach”,  ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

Shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

  • foto galeri
  • foto galeri

sherri ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike, me dy grupet respektive që kanë gjuajtur me grushte në drejtim të njëri-tjetrit.

Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë.

 

Njoftimi i policisë:

Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt.