Gjuha e urrejtjes/ Presidenti gjerman i drejtohet Erdogan-it: Do rrëzosh çdo gjë që ke ndërtuar deri tani

526
Frank-Valter Steinmeier e përdori fjalimin e tij të parë si President i Gjermanisë duke paralajmëruar homologun turk Rexhep Tajip Erdogan, se rrezikonte që të shkatërronte çdo gjë që vendi i tij kishte arritur në vitet e fundit.
Ankaraja është përfshirë në një gjuhë urrejtje kundër Berlinit dhe kryeqyteteve të tjera europiane gjatë takimeve me komunitetet turke që jetojnë në Europë .

“Jemi të rrethuar nga shqetësimi se çdo gjë që Turqia ka ndërtuar në dekadat e fundit do të shkatërrohet,” tha Steinmeier në fjalimin e tij inaugurues si President i Gjermanisë.

“Presidenti Erdogan, po rrezikon çdo gjë që ai dhe të tjerët kanë ndërtuar,” tha ai, duke shtuar se do të mirëpriste bisedime për lehtësimin e situatës.

Turqia kohët e fundit e ka akuzuar shpesh Gjermaninë se po përdor taktika naziste për ndalimin e fushatave të zyrtarëve turq për referendumin që do zhvillohet në prill në Turqi për t’i dhënë më shumë pushtet Erdogan-it. Përpos Gjermanisë, edhe vetë Erdogan akuzoi Holandën si “mbetje naziste”. Gjithashtu më herët presidenti turk ashpërsoi gjuhën duke thënë se të gjithë evropianët do të kenë frikë të ecin në rrugë nëse situata nuk përmirësohet.
Sigal