OFL zbarkon në Tiranë dhe në Shkodër, u nis formularin e deklarimit të pasurisë katër “të fortëve”

309
Sigal

Forca e Ligjit ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë dhe Shkodër për t’u dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë katër ‘të fortëve’.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se formulari i është dërguar shtetasve: O. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhūnë”; K. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me ārmë”; E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me ārmë, e kryer në bashkëpunim” dhe I. R., banues në Shkodër, person nën hetim.

Njoftimi i OFL, 28 maj:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krím të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– O. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhūnë”;

– K. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me ārmë”;

– E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me ārmë, e kryer në bashkëpunim”;

– I. R., banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krímet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kríminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kríminale apo grupi i strukturuar kríminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.