Ja përgjimit që tregojnë se si trafikohen klandestinët

197
Sigal

Ja episodet e përgjimit të trafikut të emigrantëve në Shqipëri: O rrush shko merr 4 krushq

Dy ditë më parë një operacion i përbashkët i policisë shqiptare, italiane dhe greke, i shtrirë në të tre këto shtete, çoi në arrestimin e 47 personave, të dyshuar si anëtarë të një rrjeti kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Italisë. Abc ka siguruar dosjen e plotë të SPAK që zbuloi dhe çoi pas hekurave trafikantët. Mes personave që kanë lënë në burg është edhe një person nga Egjipti, një nga Irani dhe një nga Turqia.

Pjesë nga përgjimet
Biseda e realizuar në 5 qershor 2020

Enjad Myrtaj: Ça po bën
Indrit Hila: Hiç
Enjad Myrtaj: Enua jam
Indrit Hila: Vëlla ça bën ti si ke qenë?
Enjad Myrtaj: Mirë vëlla, ti?
Indrit Hila: Mirë shty.
Enjad Myrtaj: Po ça u bë për ato lekët e mia?
Indrit Hila: Do t’i jap shoku se kam pas njëmijë probleme

Biseda e dytë në 14 Gusht 2020
Indrit Hila:
 Alo!
Enjad Myrtaj: O zemra ça po bën?
Indrit Hila:  Mirë ça bën ti?
Enjad Myrtaj: Enua jam.
Indrit Hila: Ku je ti?
Enjad Myrtaj: Hiç vërdallë ça po bën?

Biseda e zhvilluar në 14 Dhjetor 2020
Në përgjim është kapur Fatjon Koçllari që bisedon me dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se bëjnë transportin e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Tiranës dhe pas organizojnë punën për t’i dërguar drejt Italisë.

Biseda e parë në 14 Dhjetor 2020
Fatjon Koçllari:
 Te klubi i shoferit ke katër krushq. Nga klubi i shoferi dhe deri në Tiranë.
Transportuesi: Sa lekë?
Fatjon Koçllari: 300 lekë të gjitha, 200 lekë merri ti, ça të them unë, se i ka lonë njoni aty.
Transportuesi: Ok, maksimumi një orë jam aty, mos e vra mendjen.

Biseda e dytë në 14 Dhjetor 2020

Fatjon Koçllari: Ke një treshe ta merr menja apo jo?
Transportuesi: Ku janë ata?
Fatjon Koçllari: Në Gjrk (Gjirokastër)
Transportuesi: A e more vesh, përplasi makinën ai Kukja! Do ta pyes a e ka mbaruar dhe do të them.
Fatjon Koçllari: Aq ke rrush, tre, 500 lekë për të tre.
Transportuesi: E po mirë, shumë mirë, nuk ka problem.
Fatjon Koçllari: Hë a i pe?
Transportuesi: I pashë, i pashë!
Fatjon Koçllari: Hajde pra!
Transportuesi: Janë katër këto, 4.
Fatjon Koçllari: Po për katër të thashë unë.
Transportuesi: Tre pra janë!
Fatjon Koçllari: Ato tre në Gjrk (Gjirokastër).

Sipas prokurorisë ka rezultuar se Soran Saber, pjesë e grupit kriminal ka organizuar punën për trafikun e emigrantëve nga kufiri me Greqinë drejt Italisë.  Pjesë e skemës ishte Fatjon Koçllari, që merrej me organizimin dhe transportin e tyre nga pikat e kalimit me Greqinë në Korçë dhe Gjirokastër më pas drejt Italisë. Klajdi Kondo siguronte strehimin e tyre, në një banesë të marrë me qira te Zamir Muliu, i cili ishte edhe roje i objektit ku qëndronin të huajt duke qenë në dijeni të të gjithë aktivitetit.

Përgjimet e trafikantëve të emigrantëve: Sill avokatin se më kapën!

Në një nga episodet është dokumentuar bashkëpunimi i Fatjon Koçllarit në rolin e organizatorit me transportuesin Thoma Sako, i cili pas arrestimit kërkon avokat për të dalë nga qelia.

Biseda e pestë në datë 24 Nëntor 2020
Thoma Sako: Jam në polici, thoj babit ta mbaj fort mamin aty, mos t’i tregojë për momentin, më dëgjo moj, mos t’i tregojë për momentin.
Partnerja e Fatjon Koçllarit: Qysh, më thoj noj gjë, vetëm, me noj shok, me noj shoqe.
Thoma Sako: Me gjithë Lencin dhe atë shokun tim, po thuj babit të vijë çikë këtuja, të gjejë noj avokat e noj gjë.

Dy ditë më parë një operacion i përbashkët i policisë shqiptare, italiane dhe greke, i shtrirë në të tre këto shtete, çoi në arrestimin e 47 personave, të dyshuar si anëtarë të një rrjeti kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Italisë.