Nuk ndalet oligarku Salillari, hedh natën çakëll elektoral në Lumas; banorët bllokojnë makineritë

107
Sigal

Babëzia Pëllumb Salillarit nuk njeh kufi, pasi mendojnë se gënjehet ende populli me dy makina zhavorr. Banorët e fshatit Lumas në bashkinë e Kuçovës kanë kapur mbrëmjen e djeshme një firmë nënkontraktore të firmës Salillari duke hedhur çakëll në hyrje të fshatit. Menjëherë banorët kanë bllokuar makinerinë e firmës, ndërkohë që shoferi ka lënë mjetin në rrugë dhe ka ikur me vrap. Për të mos rënë në sy, Salillari ka përdorur një nga firmat me të cilat bashkëpunon, duke tentuar të joshë banorët që të votojnë Hajdarin në krye të bashkisë. Banorët më pas kanë lajmëruar policinë. Por pas mbërritjes së këtyre të fundit ka pasur dhe një përplasje me ta, pasi shoferi ja hodhi paq. Ndërkohë ata i kanë kërkuar policisë edhe arrestimin e pronarit të firmës që do shtronte çakullin elektoral, Fredi Marra, i njohur si masash e Salillarit. Banorët pohojnë se askush nuk mund t’ju hedhë “hi syve” dhe të tallet me ta duke ju hedhur çakëll elektoral 7 ditë para zgjedhjeve. “Sapo morëm vesh që erdhën këto fadromat për të shtruar këtë rrugë gjoja, prej katër vitesh kjo rrugë nuk u shtrua. Tani kërkojnë para votimeve të bëjnë një copë rrugë, pa leje. Në vend që të ndëshkohen ata që ndërtojnë pa leje, ministri bëhet palë me ta. Për të krijuar opinionin e bukur gjoja të PS që “ja ne punojmë”. Na bëjnë për qorr, nuk jemi më popull i viteve 90. Është tjetër popull sot. Vetëm gërmo e shesho. Ne do ta pezullojmë këtë, po të ishin të aftë ta kishin bërë”,- tha një banor.