Bujqësia në pikiatë/ Fermerët hedhin prodhimet në rrugë, AZHBR 2.4 mld lekë për reklamimin e propagandës të portalit, me aq fonde do rimbursoheshin rreth i 100 mijë fermerëve me naftë

186

Hidhen para në kohë krize, përmbytje për një sistem informacioni, që ekziston te AZHBR.AKSHI thjesht po ndihmon në përmirësimin e tij, për rritjen e sigurisë dhe mirëfunksionimin. Me 2,4 mld lekë para mund të ndërtoheshin rreth 35 stalla lopësh ose rimbursim i 100 mijë fermerëve me naftë.

Sigal

Fermerët janë në dilemë, mes mungesës së tregut, emigrimit dhe rritjes së kostove me çmimet në stratosferë  të plehrave dhe pesticideve. Blegtoria po firon, numri i bagëtive po bie, fermerët po therrin krerët, qumështi pluhur ka mbushur tregun. Tashmë e ndikuar edhe nga përmbytjet masive sektori i bujqësisë mori një tjetër goditje.

Në vend që të shikohen se si mund të subvencionohet fermerët, duket se Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) do i vendos punët në vijë për bujqësinë, duke hapur thesin me miliona për faqen e portalin duke bashkëpunuar me AKSHI-in, që siç thotë populli, hakerat iranianë i nxorën të brendshmet nga koka. Megjithatë zyrtarët do e kenë menduar mirë dhe suksesin e këtyre parave të popullit që do shkojnë në fushën e IT-së.

Me datë 21 nëntor, AKSHI ka regjistruar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike një tender për shërbime në AZHBR. Konkretisht bëhet fjalë për prokurimin “Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të informacionit për skemat kombëtare”, për AZHBR.

Në dokument thuhet se ky projekt do t’i kushtojë AKSHI-t  për gati 3 vjet punime. 9 muaj do të zgjasë implementimi i sistemit të ri. Dhe për 2 vjet do të nënshkruhet kontrata për mirëmbajtje. Edhe shuma prej 2.4 miliardë lekësh do të ndahet për të dy lotet. Konkretisht 169,969,000 mijë lekë do të shkojnë për implementimin e sistemit dhe 67,962,000 për mirëmbajtjen e tij.

Sipas të dhënave, paratë për këtë tender do të merren nga buxhetit i shtetit, sipas parashikimeve të përcaktuara nga Ministria e Bujqësisë.

Ky tender të jep përfytyrimin e një tenderi luksi në kohë krize, nëse marrim parasysh që vendi është në krizë, toka bujqësore e përmbytur, kafshët mbeten pa ushqim. Kështu treshja; ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca- Miranda Karçanaj e AKSHI-t – Eranda Selmanaj e AZHBR po përmbushin suksesin e zhvillimit për tenderë luksi në kohë krize. Vetëm për 9 muajt e parë të vitit KLSH zbuloi se abuzimet më të mëdha janë me tenderat, ku zyrtarët e institucioneve të ndryshme ndjekin teorinë e “deleve që i qeth një bari”.

Me kaq para mund të ndërtoheshin rreth 35 stalla lopësh ose rreth 100 mijë fermerë t’u rimbursohej naftë. Ky sistem informacioni ekziston te AZHBR.AKSHI thjesht po ndihmon në përmirësimin e tij, për rritjen e sigurisë dhe mirëfunksionimin.

Shteti elektronik në dorën e hakera-ve

AKSHI pasi ‘bëri namin’ me sigurinë e të dhënave të qytetarëve dhe ato të portaleve qeveritare, mesa duket i kishte mbetur vetëm portalin e agjencisë së AZHBR, ku do derdhen  2.4 mld lekë.

Kujtojmë se hakerat kanë hyrë në të gjitha zyrat e shtetit shqiptar, kanë marrë informacione të të gjitha llojeve edhe ato të Kryeministrisë, SHISH, Zyrat e Gjendjes Civile, dhe ALEAT që është institucioni, ku administrohen të dhënat sensitive për pajisjen me Pasaportë dhe ID etj.

Ndërsa në korrik dhe shtator portali e-Albania mori sulme duke u bllokuar për disa javë. Vetëm pas ndërhyrjes së ekspertëve të FBI-së dhe Microsoft-it u rikthhyen shërbimet.