Mjekësi/ Situata virale te fëmijët, ja çfarë duhet patur kujdes. Trajtimi për veshkat, dhimbjen e dhëmbit dhe hipertensionit

162
Sigal

Specialisti/Këshillat e  mjekut pediatër-infeksionist për virozat, kujdesi tek fëmijët dhe  të sëmurët kronikë

 Situata virale, kujdes fëmijët dhe të sëmurët kronikë

Menjëherë pas uljes së temperaturave në vend u shfaq një gjendje shëndetësore viroza. Ata që kjo periudhë ka prekur më shumë janë fëmijët. Dr, Xhemali Peposhi, mjek pediatër- infeksionist në Poliklinikën Qëndrore shpjegon gjendjen shëndetwsore dhe si të kemi kujdes ndaj virozave që qarkullojnë.

Situata virale shoqërohet me kollë, me temperaturë jo shumë të lartë, vështirësi në frymëmarrje sidomos tek fëmijët dhe të sëmurët kronikë

Si përcaktohet situata shëndetësore në këtë fund viti?

Fundi i vitit po shoqërohet me një rënie të temperaturave në mënyrë të ndjeshme. Në këtë moment patëm edhe një fluks të konsiderueshëm të pacientëve, kryesisht fëmijë. Temperaturat e ulëta bënë që të qarkullojnë viroza  në gjendjen e gripit. Situata nuk është gripale, por një gjendje shëndetësore virale.

Cilat janë shfaqjet kryesore  dhe komplikacionet e kësaj gjendje virale?

Situata shëndetësore virale shoqërohet me kollë, me temperaturë jo shumë të lartë, vështirësi në frymëmarrje sidomos tek fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Tek të rriturit shoqërohet me rrufë dhe një dhimbje koke, por më të zbehtë se sa tek fëmijët. Gjithashtu kemi çrregullime të gjumit, disa herë me bark dhe të vjella. Prishje të ekuilibrit të organizmit. Përsa i takon grupmoshave virozat i prekin të gjitha moshat sidomos të porsalindurit deri tek parashkollorët. Këta janë edhe pacientët më të shumtë të paraqitur tek ne për vizitë, sigurisht që edhe të rriturit nuk bëjnë përjashtim.  Komplikacionet që mund të sjellin virozat janë: bronko pneumonia, sinoziti dhe angina (bajamet).

Çfarë këshillon mjeku në këtë rast

Në qoftë se kanë sëmundje paraekzistuese të mushkërive, sëmundje të zemrës, diabetit, tension, gjendja shëndetësore në këtë rast është më e rëndë. Kështu edhe sëmundjet bazë ndërlikohen.

Kush është mjekimi që rekomandohet?

Mjekimi duhet patjetër tek personat me sëmundje paraekzistuese. Duhet të fillojnë mjekimin bazë për sëmundjet kronike që ka pacienti dhe pastaj shtohen edhe vitamino-terapitë dhe qetësuesit për kollën dhe shqetësimet e tjera. Kjo situatë zgjat deri në një javë. Në fund të kurës të gjithë pacientët duhet të bëjnë një rikontroll të domosdoshëm.

 

KËSHILLAT E MJEKUT/ Që të shmangni virozat ndiqni këshillat e mjekut infeksionist

Në ushqimet që hahen të jenë me përbërje lëngje dhe vitamina. Rekomandohen edhe lëngjet pije dhe fruta. Kryesisht të mbahet mirë higjena, larja e duarve, rroba të pastra, të hekurosura, sidomos tek të porsalindurit. Prindërit e fëmijëve të porsalindur të mos lejojnë që persona të tjerë të prekin fëmijët, pasi ai është shumë vunerabël ndaj viruseve. Edhe prindërit të shërbejnë me mjete mbrojtëse si maska etj. Në qoftë se vazhdon gjendja virale më shumë se 8 ditë, të shkojnë tek mjeku specialist për ndërlikime të mëtejshme që janë përmendur më sipër.

Mjekime popullore

 Pezmatimi i veshkave

Bërthama Pjepri

Një kilogramë bërthama bostani (pjepri), hidhet në 5 litra ujë dhe zihet derisa lëngu të arrijë në 3 litra, d.m.th pak më tepër sesa gjysma e vëllimit fillestar. Ena lihet e mbuluar derisa të vaket, pastaj kullohet dhe hidhet në shishe. Pihet një filxhan 3 herë në ditë për 2-3 muaj rrjesht.

Dhimbja e dhëmbit

Lule Kamomili

Me bimorin e përbërë nga pjesë të barabarta lule kamomili, lule shtogu dhe bimë zhumbrice merret 5 lugë gjelle, që hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 15 min, pastaj kullohet dhe me lëngun e mjaltuar bëhet gargara dhe pihet 1-2 gllënjka çdo orë derisa të pushojë dhimbja e dhëmbit.

Hipertension

Limoni

Për hipertensionin merrni një limon pasi i  hiqen bërthamat dhe një kokërr e madhe qepe grihen në makinë mishi. Kësaj përzierje i shtohet sheqer sa pasha e limonit dhe e qepës. Kavanozi i mbyllur lihet në qetësi një natë. Hahet një lugë kafeje çdo mëngjes esëll.