Një person i plagosur me armë në Tiranë dërgohet në gjendje të rëndë në spital

272
Sigal

Një person rreth 50-vjeç është vetëplagosur mbrëmjen  e sotme me armë zjarri në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë.

Sipas policisë ai nuk është identifikuar ende ndërkohë që është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 07.04.2021, rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri  një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.