Komisioneri Shetetëror i Zgjedhjeve njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

211
Sigal

Me anë të një njoftimi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve bën me dije se, ditën e enjte dt. 08.04.2021, në orë 14:00 zhvillon seancë publike.

Rendi i ditës: 

1. “Për miratimin e përkthyesve të misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”.

2. “Për miratimin e denoncimit për moszbatim të vendimit nr. 140, datë 15.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ndaj Kryetarit të Bashkisë Vorë”.

Mbledhja do të transmetohet në kohë reale në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në rrjetet sociale.