“Një objekt i panjohur drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar”. Rusët lëshojnë alarmin

191
Sigal

Roscosmos, agjencia ruse e hapësirës deklaroi se pasditen e së enjtes një objekt i paidentifikuar ishte në kurs përplasjeje me Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, ISS.

Deklarata u bë nga Dmitry Rogozin, drejtor i përgjithshëm i Roscosmos.

Rogozin foli për agjencinë e lajmeve TASS pa dhënë më shumë detaje në lidhje me objektin, nëse bëhej fjalë për satelit të hedhur në orbitë, asteroid, apo mbetje hapësinore të satelitëve të dalë jashtë pune.

“Nuk pati asnjë kërcënim, por në jemi në vëzhgim të objektit”, tha Rogozin.

Në fillim të këtij viti, rusët ngritën alarmin se mbetjet e satelitëve të hedhur ndër vite në orbitë po rrezikojnë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar dhe vetëm përgjatë vitit 2020 ky stacion u detyrua që të ndryshojë dy herë orbitën.

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar është nismë e përbashkët e vendeve më të mëdha të botës, si SHBA, Rusia, Japonia dhe vendet e Bashkimit Europian. Pjesë e këtij stacioni deri vonë ishte edhe Kina, por ajo u përjashtua me kërkesë të SHBA. Pas këtij vendimi, Kina ka nisur punën për ngritjen e stacionit të vet hapësinor në orbitë.