Rrëzohet avioni në Suedi

286
Sigal

Një aeroplan me nëntë persona në të u rrëzua sot pasi u ngrit afër Orebro në Suedi, njoftoi agjencia TT.

“Është një aeroplan me parashutist që u rrëzua pas ngritjes dhe tani për tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e njerëzve që ishin në aeroplan,” tha për TT Emil Gustavson, udhëheqësi i Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Shpëtimit, raportoi Reuters.

Aeroplani u rrëzua pranë aeroportit të Orebro.