Gjendet i vdekur një person në Lezhë, banorët u alarmuan nga era e keqe

222
Sigal

Një 55 vjeçar është gjetur i pajetë nga policia mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Kanë qenë banorët të cilët kane ndjerë erën e keqe që dilte nga apartamenti ku jetonte 55 vjeçari dhe kanë njoftuar më pas policinë.

Viktima kishte kohë që nuk shihej nga fqinjët dhe dyshohet se vdekja e tij ka ndodhur prej disa ditësh.

Policia po punon për zbardhjen e rrethaneve të vdekjes.