Sigal

Pas protestës së studentëve që vazhdon në ditën e shtatë të saj, (e 6-ta tek Ministria e Arsimit) të tjera banorë janë ngritur kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Në autostradën Lezhë-Shkodër fermerët dhe biznesi i vogël janë mbledhur duke protestuar kundër qeverisë.

Ata kanë bllokuar rrugën nacionale, fermerët dhe biznesi i vogël ka dalë dhe kërkon largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Fermerët dhe protestuesit e tjerë po mbajnë të veshur jelekë të verdhë. Ata janë mbledhur në mënyrë spontane dhe kanë kërkuar që të hiqen detyrimet ndaj tyre, të anulohet tenderi i kasave dhe kërkesa të tjera.

Policia ka shkuar pranë tyre duke u kërkuar që të largoheshin nga rruga sepse sipas tyre, kjo protestë ishte e paligjshme.

Protestuesit nuk kanë dhënë një afat se sa do pritet të vazhdojë kjo protestë.

Edhe ne Kavaje po zhvillohet nje proteste e tille. Duket se qytetaret jane frymezuar nga studentet dhe kane vendosur te ngrihen ne protesta kunder qeverise.