Nis seanca në KLGJ me konkluzionet e palëve

245
Sigal

METANI: Në përfundim të këtij procedimi disiplinor, si për sa i përket fakteve të provuara dhe pretendimeve të paraqitura nga ana e magjistrates, subjekt procedimi disiplinor, në cilësinë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, përfundimisht vlerësoj se gjatë këtij procedimi disiplinor rezulton e provuar se:
– Nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjmë me mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal
– Nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha, nuk janë marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes duke cënuar parimin e paanësisë së gjykimit
– Nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha i është atribuar dhënia e cilësive të ndryshme, herë si i paraburgosur dhe herë si i dënuar, gjatë periudhave të njëjta në funksion të pranimit të çdo kërkese të paraqitur nga ana e të njëjtit kërkues;

– Nga ana e magistrates është aplikuar ulja e njëkohshme e dënimit për periudha më të gjata se periudha 12 mujore e vlerësimit të parashikuar në Ligjin nr. 8328/2008 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar.

– Nga ana e magistrates nuk janë respektuar kriteret ndaluese për përfitim amnistie

– Në 5 procese gjyqësore është konstatuar një mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore
– arrihet në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha janë aq serioze sa kanë cenuar vlerat themelore të saj; besimin që magjistrati duhet të përcjellë te publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë; kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit.
kërkojmë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor:
Të administrojë provat e paraqitura nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në këtë procedim disiplinor
Tw pranojw kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates Enkeleida Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronjat “ç” dhe “dh” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “c”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe caktimin ndaj saj të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

 Vishaj: per mua nje gjyqtar nuk mund te hiqet per nje kazus. rasti billa e pranoj ka shkelje per llogaritjen e viteve te denimit por jo nje kazus per shkarkim
 Metani: padyshim qe avokati dhe magjistratja kanes tes drejtes tes mbrohen por duke u fokusuar tek cesshtjete. Raportit disiplinor. Dua tes fokusohem tek pesrppjekjet e avokatit pesr ta besres pis kestes proces. Unes qes nes daljen e pares publike mes 8 shkurt 2020 kam paraqitur si prioritet inspektimet tematike nespesr gjykata pesr lirimet me kusht. Dhe kestes e kemi besres me burimet e kufizuara njereszore qes ka pasur ILD dhe vijon marrja e informacioneve nga gjykatat. Kjo esshtes procedures ligjore. ILD nes ushtrimin e detyress ses vet nuk mund tes jetes paragjykues ndaj tes dhesnave qes publikojnes mediat. Eshtes detyres e ILD tes verifikojes kesto fakte dhe magjistratja Enkeleda Hoxha esshtes njohur me veprimet e hetimit disiplinor cdo heres. Avokati duhet tes lexojes me vesmendje raportin se aty janes tes gjitha pesrgjigjet e cesshtjeve qes po ngre

NAUREDA: KLGJ pasi dëgjoi konkluzionet e palëve vendosi që shpallja e vendimit do bëhet më dt 17 mars ora 10