Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 64-vjeçari

190
Sigal

Një 64-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare. Mësohet se i moshuari me inicialet V.M ka ngacmuar të miturën në Levan të Fierit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 64 vjeç, banues në Skrofotinë, Vlorë, pasi dyshohet se në Levan ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale