Nga mashtrimet për pajisje mjekësore tek ngacmimet seksuale / Si pandemia rriti krimet kibernetike

282
Sigal

Pandemia e cila është shoqëruar me një izolim të qytetarëve ka sjellë një përdorim masiv të rrjeteve sociale, çka për ekspertët do të thotë një shtim të madh të viktimave që bien pre nga shantazhues të ndryshëm.

Edhe COVID-19 është parë si një mundësi për të mashtruar qytetarët përmes faqeve ku pretendohet se ofrojnë shërbime mjekësore kundër koronavirusit. Qëllimi i vetëm është zhvatja e parave nga këta qytetarë.

MIRGIT VATAEKSPERTKa patur rritje dhje kuptohet që shpesh herë këta persona që shantazhojnë maskohet si bamirës apo si persona që kanë në pronësi të tyre mjete të domosdoshme për momentin për ata që vuajnë nga COVID. E shfrytëzojnë këtë për të mashtruar dhe shantazhuar.

Një tjetër formë mashtrimi që është shtuar kohët e fundit, janë edhe publikimet e fotove apo videove personale në këmbim të parave.

Ne i konsiderojmë si ‘fishing’, pra peshkimin e një personi nga këto shantazhues, ku marrin i  të dhënat personale si foto apo video dhe krijojnë montazhe të ndryshme ku i hedhin në rrjete të tjera sociale si youtube.

Por edhe kërcënimet seksuale nuk kanë qënë të pakta gjatë pandemisë.

Pastaj momenti i dytë ka të bëjë me kërkimin e materialeve personale foto dhe video të trupit ku i shkëmbejnë me një person që kanë komunikuar. Më pas kërkojnë marrëdhënie seksuale dhe në momentin kur nuk pranon ato të shantazhojnë me publikimin e materialeve.

Vataj argumenton arsyet pse policia e ka të vështirë ti gjurmojë këta persona.

Përdorin IP të lëvizshme. Ata mund të shfrytëzojnë WIFI publike pa filter logimi. Duhet të gjurmohet nga policia IP fundore në mënyrë që të zbardhen dhe të gjenden personat që shantazhojnë për këto përfitime. 

Alarmi është ngritur edhe nga policia e shtetit e cila ka apeluar qe qytetarët të mos komunikojmë me persona të panjohur apo te pranojnë që të shkëmbejnë të dhënat e tyre personale apo bankare përmes rrjeteve sociale.