Nesër nis Censi i popullsisë, KMSH thirrje qytetarëve: Deklaroni me krenari besimin tuaj fetar, shënoni “Mysliman”

33
Sigal

Nesër nis Censi i popullsisë dhe banesave dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u kërkon qytetarëve që të deklarojnë edhe përkatësinë fetare.

Ai thotë se në këtë census do jetë me dëshirë edhe për përkatësinë fetare, dhe kërkon që të gjithë qytetarët, praktikantë ose jo të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare.

Postimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë 

Thirrje

Të dashur besimtarë, praktikantë ose jo.

Nesër, datë 18 shtator 2023, në të gjithë Shqipërinë do të nisë Censusi, Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave të të gjithë shqiptarëve.

Ky është një proces tepër i rëndësishëm, pasi në të do të deklarohet edhe përkatësia fetare e çdo individi.

Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju bën thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’, të shënoni: “Mysliman”.

Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni.

Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit.