Tiranë/ Zjarr në një banesë në lagjen “Misto Mame”

38
Sigal

Tiranë: Një zjarr ka rënë në një banesë private rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame”.

Burime bëjnë me dije se një person është asfiksuar prej tymit dhe është dërguar në spital.

Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një defekti në bombolën e gazit.

“Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.