Nëna me dy vajzat e reja në Elbasan infektohen me koronavirus, 52-vjeçarja sillet me urgjencë në Tiranë, ishte punonjëse banke

136

Është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në qytetin e Elbasanit.

nga pesë që ishte numri i të prekurve në mesjavë, ka shkuar në tetë raste, pasi janë infektuar edhe tre pjesëtarë të një familjeje.

Bëhet fjalë për nënën 52-vjeçare dhe dy vajzat e saj, 22 dhe 25 vjeçe, ndërsa i ati i tyre ka rezultuar negativ.

52-vjeçarja e infektuar dhe që vuan nga diabeti, sipas burimeve jo zyrtare, është punonjëse e një banke të nivelit të dytë me një staf prej të paktën 23 punonjësish.

Pas testit të kryer, ka rezultuar se gruaja që punon në bankë dhe dy vajzat e saj rezultuan pozitive. Tre rastet më të reja në Elbasan të prekur nga infeksioni dyshohet se dy javë më parë kanë patur kontakt me persona të tjerë të konfirmuar pozitivë më herët.

52-vjeçarja është dërguar në Tiranë mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa pjesëtarët e familjes së saj ndodhen në Karantinë.

Ndërkohë që nga kryerja e testit te rreth 60 personave të dyshuar në gjithë Elbasanin, deri tani kanë rezultuar negativë.