Një nuse romantike si Orinda Huta, fotoja e parë e nuses dhe dhëndrit

929
Është zbuluar veshja misterioze për këdo, edhe për vetë Turin. Orinda Huta është shfaqur në altar me një fustan shumë romantik.Vajza që ka provuar shumë modele gjatë sfilatave, për vete ka zgjedhur të jetë një nuse romantike, me një fustan të thjeshtë, me supe të zbuluar, pak stil bohem që i shkon natyrës së saj vajzërore. Flokët i ka pasur të lëshuar dhe të zbukuruar me lule që harmonizohen me fustanin.Turi, ka qenë gjithashtu shumë elegant, me një kostum të zi. Ata kanë shkëmbyer betimet në altar, si tregon fotoja e Tiranapost dhe tashmë pas një historie gati 10 vjeçare janë burrë e grua.
Sigal