Në Orikum plasin ujërat e zeza në det, sistemi i filtrimit jashtë funksionit

267
Sigal

Në Orikum, një nga zonat më të rëndësishme turistike të qarkut Vlorë, banorët vuajnë mungësen e furnizimit të pandërprerë me ujë të pijshëm. Një tjetër problematikë për zonën është dhe derdhja në det e ujërave të zeza, pasi impianti i përpunimit të tyre, nuk është vënë ende në punë. Premtimet e vazhdueshme dhe milionat e investuara nuk i kanë dhënë ende zgjidhje këtyre dy problematikave.

Edhe pse është një nga zonat më të rëndësishme të turizmit veror për qarkun e Vlorës në Orikum ende ujërat e zeza derdhen në det. Impianti i ujërave të zeza, një investim rreth 530 milionë lekë, ende nuk është vënë në punë.

Në 2015, Orikumi u bë pjesë e projektit “ Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale”, një program i financuar nga banka gjermane KFW. Projekti u vu në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Por 7 vite më vonë problematika e ujërave të zeza mbetet e pazgjidhur, pasi impianti nuk është vënë në punë për shkak të disa dëmtimeve që ka shfaqur.

Në nëntor të 2022 Faktoje ishte në Orikum dhe foli nga afër me banorët e zonës. I.L ka qënë pjesë e administratës së Bashkisë Orikum. Ai na tregon se investimi për këtë impiant do të duhej të funksiononte në formën e një unaze për qytetin, duke u mbështetur në tre pika kryesore.

“Këto pika në rrjet do të mundësonin jo vetëm përpunimin e ujërave të zeza, por edhe furnizimin me ujë të pijshëm. Deri tani nuk është bërë e mundur lidhja e shtëpive me rrjetin deri në impiant”. – argumenton a

Derdhja e ujërave të zeza në det ndalohet me ligj, konkretisht në nenin 67 të ligjit “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, por Orikumi është rasti tipik i shkeljes së ligjit.