Kujtim Dashi: Përmbytjet dhe mashtrimi me sloganin – situatëa nën kontroll

139
Sigal

Slogan “qetësues” i situatës -“Nën kontroll”

  • Mund të mos jemi përgjegjës për situatën në të cilën gjendemi, por do të jemi, po nuk bëmë asgjë për ta ndryshuar”,-
  • – Rama, si pjesë përbërëse e përgjegjësisë dhe fajit të rëndë 27 vjeçar e të dënueshëm, duhet ta mbajë një PREMTIM
  • – Zotëri e zonja qeveritarë çfarë ke nën kontroll, vuajtjet e mia, mallin e shkuar dëm, privacionet e fëmijëve?
  • -Çfarë ke pra nën kontroll, inventarin e dëmeve kolosale të pasurisë kombëtare e të qytetarëve që presin të dëmshpërblehen? Dhimbjet, ankthin e ripërsëritjes brenda vitit apo në vitin e ardhshëm?!

Kujtim Dashi

Situata e ditëve të fundit, për shkak të shirave më të mëdha në rajon e në vendin tonë (krahasuar me 2015-ën) është vërtet e rëndë, e jashtëzakonshme dhe përballimi i saj po vë në provë të vështirë (jashte programit e planit) qoftë qeverinë “rilindase”, por edhe banorët e atyre zonave ku iu ra më shumë ky qamet, sikur të mos u mjaftonin ato të krijuara ca nga ca tash 27 vjet me radhë. Dhe jo pak.

Krahas bilanceve rrënuese zonë për zonë e fshat, lagje, rruga e ura, krahas heroizmit që po tregojnë forcat e sigurisë, të mbrojtjes e të policisë për ta përballuar këtë gazep moti pa dëme në njerëz, të bën përshtypje slogani “QETËSUES”- “SITUATA ËSHTË NËN KONTROLL”. Se sa e vërtetë, reale e qetësuese sa është kjo, e dijnë të gjithë ata që po përballen me situatën. Për të, sigurisht ka dy perceptime, së pari, të të shpëtuarve, por që po heqin picirin pasi po bëjnë jo një jetë normale, përkundrazi, por si kaçakë të ujit, pasojat e të cilëve, larg qoftë do t’i shohim më vonë në relacionet e Ministrisë së Shëndetësisë etj., dhe të të paprekurve fare, që ndjekin situatën përmes ekraneve dhe nuk i kursejnë lavdërimet, thuajse jemi një popull i dënuar përjetësisht me përmbytje dhe me “situata nën kontroll”…

Ndërkohë që vazhdon me sakrifica e heroizëm të pabujshëm përballimi i situatës së (përvitshme, thuajse) të jashtëzakonshme të përmbytjeve, ka një premtim të dyfishtë, qoftë nga magioranca, por edhe nga “eskursionistët” opozitarë të përshëndetur nga KM z. Rama, si pjesë përbërëse e përgjegjësisë dhe fajit të rëndë 27 vjeçar e të dënueshëm, pra, ka një PREMTIM, për të nxjerrë përgjegjësitë rast pas rasti. Le të shpresojmë që të zihet mend dhe të mos bëhet pingpong politik siç ia kanë marrë dorën për rreth tre dekada tashmë.

Më thoshte paradite një miku im: “ në këto kushte që, në rast se do të vijnë të më sjellin ndihma, ndonjë paketë, do t’ua mbyll derën, duke iu thënë: “Nuk kam nevojë për ndihma unë! Jam i zoti vetë, s’jam krahthatë, por ju më ndihmoni dhe na ndihmoni që të mos përmbytemi vit për vit, bëjini sa më pak fatkeqë për ne fukarenjtë këto fatkeqësi natyrore, që mos të na e hajë dreqi pasurinë, mundin dhe djersën tonë…

Fakti që dëgjojmë gjithandej se “situata është nën kontroll” nuk është një ironi, porse duhet vlerësuar shumë madje, sipas mendimit tim, si një reagim kombëtar dhe i qeverisjes (edhe me bashkëqeverisjen) dhe i të gjithë kontributorëve të tjerë për ta përballuar këtë fatkeqësi natyrore përsëritëse identike me vitet e mëparshme. Megjithatë perceptuesi tjetër (qindra e mijëra) VUAJTËS, me të drejtë mund të të drejtohet (minimalisht kjo): zotëri e zonja qeveritare çfarë ke nën kontroll? Vuajtjet e mia? Mallin e shkuar dëm? Privacionet e fëmijëve? Çfarë ke pra nën kontroll? Inventarin e dëmeve kolosale të pasurisë kombëtare e të qytetarëve, që presin të dëmshpërblehen? Dhimbjet?! Ankthin e ripërsëritjes brenda vitit apo në vitin e ardhshëm?! Më thoshte paradite një miku im, në këto kushte që, në rast se do të vijnë të më sjellin ndihma, ndonjë paketë, do t’ua mbyll derën, duke iu thënë: “Nuk kam nevojë për ndihma unë! Jam i zoti vetë, s’jam krahthatë, por ju më ndihmoni dhe na ndihmoni që të mos përmbytemi vit për vit, bëjini sa më pak fatkeqë për ne fukarenjtë këto fatkeqësi natyrore, që mos të na e hajë dreqi pasurinë, mundin dhe djersën tonë…

Por: ‘Mund të mos jemi përgjegjës për situatën në të cilën gjendemi, por do të jemi, po nuk bëmë asgjë për ta ndryshuar”,- vinte në dukje MARTIN LUTER KINGU. E them këtë se janë shtuar zërat përligjës si të ngrohjes globale, të natyrës, jo vetëm ne kështu etj, ndërkohë që ka mërmërima për përgjegjësitë e drejtëpërdrejta për të minimizuar dëmet e mëdha të këtyre inondatave ciklike e të shpeshta. Tani po flitet periferikisht për “bombën” me sahat të 600 rezervuarëve, në shkallë vendi. Gradualisht do të dalin dhe duhet të dalin patjetër edhe probleme të tjera të infrastrukturës e të parapërgatijeve, që për shkaqe subjektive e kanë rritur dhe po rritin konsiderueshëm dëmet. Inondata, apo shirat e shtrëngatat janë të papritura, por jo masat prevenuese për të gjithë territorin, për të minimizuar dëmet. Djemkat dhe vajzat e qyteteve të “gjeneratës së re” qeverisëse, të paktën, të pyesin e të mësojnë nga më të moshuarit që kanë nëpër shtëpitë e tyre, për “zahiretë” e dimrit etj. Dhe kishim një pranverë vjeshtore, dhe është rritur flota e makinerive te rënda për pastrimin e kanaleve kulluese, dhe është rritur, në fakt, impenjimi qeveritar për të parandaluar, pasi dëmet do të ishin shumë më të mëdha. Po skaneri i përmbytjeve bën evidente se të gjitha këto janë të pamjaftueshme, sidomos për të vozitur në eufori se në krahasim me 2015, si dikur që na ka pasë mbirë në buzë krahasimi me 1938…Me pak fjalë, kolaudimi i “situatës nën kontroll” duhet e do të bëhet patjetër në “kohën e milingonës” dhe jo të gjinkallojë propaganda, kur dëmet (fatmirësisht jo në njerëz, por edhe pa prekur jo, si elektricisti etj) e vlerësuar deri tani dhe më të mëvonshmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe akoma më i madh do të jetë buxheti komunal (kur vendi ka nevoja emergjente për buxhet zhvillimor) për t’i riparuar e futur në normalitet hallexhijsh të përjetshëm jetën e popullit.

Duke qenë ende nën ujë e me halle të mëdha ende të pakryera, të duket pak si tepri që të sugjerosh për dy Strategji Kombëtare afatshkurtër, afatmesëm e afatgjatë (pavarësisht nga rotacionet politike) të bashkëfajtorëve e bashkëpërgjegjësve vëllezër opozitarë”. Së pari, për mbrojtjen e vendit nga zjarret (1000 të tilla vetëm në 2017) dhe së dyti e më e rëndësishme për mbrojtjen nga përmbytjet ciklike për shkak të ngrohjes globale etj.

Duke shkuar me mendimin se jo çdo e keqe vjen për të keq, i vetmi lajm i mirë për këtë gjëmë ishte stabilizimi i H/C, të cilat po nxjerrin para edhe për të likujduar pasojat që përmendëm deri tani, besoj.