Ndërpritet Kuvendi, deputetët e PD nuk pranojnë interpelancë pa Ramën, Spiropali: Jam këtu t’ju shpjegoj

112
Sigal

Punimet e Kuvendit janë ndërprerë me 10 minuta, pasi deputetët e opozitës nuk kanë pranuar të zhvillohet interpelanca e kërkuar pa Kryeministrin Edi Rama.

Edhe pse ministrja Elisa Spiropali tha se ishte gati t’ju jepte shpjegimet e kërkuara, kërkuesi i interpelancës, Gazment Bardhi kërkoi fjalën për tu tërhequr nga interpelanca. Në përgjigje, Nikolla tha se seanca ndërpritet për 10 minuta.

Elisa Spiropali: Kemi durim t’ju durojmë. Nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është qesharak. Si grata si nongrata jeni të gjithë, keni dy javë që gërricni nervat e miletit dhe nuk na lejoni t’ju japim shpjegime njëherë e mirë për këtë çështje. Jua kuptoj ngutin, edhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij.

Lindita Nikolla: Ndërpritet seanca. 10 minuta pushim.