Çfarë hanë banorët e Pioppi-t, qytezës ku njerëzit jetojnë 10 vite më shumë?

114
Sigal

Pioppi është një qytezë në Italinë e jugut, e cila konsiderohet si një nga vendet më të shëndetshme në botë, banorët e së cilës jetojnë mesatarisht, 10 vite më shumë se në çdo vend tjetër.

Duket se “sekreti” i tyre ka të bëjë me dietën dhe ushqimet që konsumojnë, të cilat janë kryesisht ushqime mesdhetare.

Banorët konsumojnë zarzavate, peshk të yndyrshëm dhe arra, gjë që mendohet se i mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Banorët e këtij vendi gjithashtu konsumojnë shumë vaj ulliri, i cili ka veti të jazhtëzakonshme për shëndetin e zemrës.

Të inspiruar nga kjo qytezë, dietologët kanë krijuar dietën “Pioppi”.

Si fillim, niseni ditën me një lugë gjelle uthull molle, e cila mendohet se ndihmon acidin e stomakut, ul tensionin dhe ndihmon në humbjen e peshës.

Dieta gjithashtu përmban vezë. Këshillohet që personat që e bëjnë dietën të konsumojnë ushiqmin brenda 9 orëve që zgjohen dhe në pjesën e mbetur të kohës deri në momentin që flenë gjumë, të mos konsumojnë asnjë ushqim.

Dieta inkurajon ngrënien e një “brunch”, një vakt i cili konsumohet para drekës, në vend të drekës tradicionale.

*Plani i mëposhtëm është vetëm një nga variantet e dietës,  i shkëputur nga libri “Dieta Pioppi nga Dr Aseem Malhotra dhe Donal O’Neill”

E hënë

Mëngjes: Kafe me krem arrë kokosi.

Brunch: 2-3 vezë me kërpudha. Kafe me krem arrë kokosi.

Pasdite: Guacka deti, kos grek me fruta pylli, arra me kanellë.

Darkë: Biftek me spinaq dhe sallatë me avocado, dy kuba cokollatë e zezë (95% cocoa), çaj.

E martë

Mëngjes: Kafe me krem arrë kokosi.

Brunch: Djathë ‘halloumi’ dhe domate e skuqur, supë me zarzavate, një porcion me peshk të yndyrshëm, kafe me krem arrë kokosi.

Darkë: Salmon në grilë me zarzavate dhe lakër të zierë, dy copa cokollatë të zezë (95% cocoa), çaj.

E mërkurë

Mëngjes: Kafe me krem arrë kokosi.

Brunch: Kos grek me fruta pylli të përzierë me krem arrë kokosi dhe arra, me kanellë dhe tumerik, kafe me krem arrë kokosi.

Pasdite: Proshutë me gjalpë bajamesh.

Darkë: Mish gingji në grilë me zarzavate dhe sallatë, dy copa çokollatë e zezë (95% cocoa), çaj.

E enjte

Mëngjes: 2-3 vezë, salmon i tymosur dhe avocado, kafe me krem arrë kokosi.

Brunch: Smoothie me qumësht arrë kokosi, fruta pylli, arra, avocado.

Darkë: Supë pule me vaj ulliri extra virgin, peshk me zarzavate, çaj.

E premte

Mëngjes: Proshutë, 2-3 vezë, avokado, kafe me krem arrë kokosi.

Brunch: Supë peshku.

Darkë: Pizza me pak karbohidrate, lajthi, çaj.

E shtunë

Mëngjes: Omletë me gjalpë bajamesh, fruta pylli, kos grek, kafe me krem arrë kokosi.

Brunch: Sallatë greke.

Darkë: Pulë me patate të ëmbël dhe zarzavate, lajthi, çaj.

E dielë

Mëngjes: Salmon i tymosur, 3 vezë, avocado dhe krem djathi, kafe me krem arrë kokosi.

Brunch: Smoothie.

Darkë: Peshk troftë me zarzavate, fruta pylli, arra dhe krem.