Presidenti Begaj pret delegacionin e grupit të miqësisë të Koresë së Jugut: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës

94
Sigal

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot delegacionin e grupit të miqësisë të Parlamentit të Koresë së Jugut. Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë politik mes dy vendeve.

Po ashtu Begaj shprehu besimin se kjo vizitë do të kontribuonte që të forcohej më tej ky bashkëpunim, veçanërisht ai ekonomik por edhe në fushën e arsimit, shkencës, dhe shëndetësisë.

U vlerësua bashkëpunimi në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si dhe kontributi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si anëtare jo e përhershme, për paqen dhe sigurinë në Gadishullin Korean por edhe në nivel global, veçanërisht pas agresionit ushtarak brutal të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që Koreja e Jugut i ka dhënë Kosovës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri