Namik Selmani: Zilet e pambaruara të Evdal Nurit

770
Sigal

Sa herë që vjen 7-Marsi  të  kap  laku i ëmbël  i  nostalgjisë. Të vijnë parasysh emra, data , dialogje , mbresa, emocione  fytyrëskudje ,e mes tyre është  ai” Mësuesi” një portet fisnik i çdo kohe me përkushtimin e tij. Nga ajo kohë  kujtoj   shumë mësues, por dhe nxënës.  Më vijnë para sysh emra, data, dialogje, mbresa, emocione e  mes tyre është dhe ai mësuesit Evdal  Nuri .Një portret fisnik i çdo kohe me përkushtimin e tij. Ai me plotë gojë mund të quhet”Mësues i Merituar “.

                    1-“Mësuesi i nxënësve , por dhe i mësuesve”. Të përshëdes  profesor  e  më vjen mirë, po për ty është përherë  borxh fjala. Kam disa vite që jam në Amerike. Koha , por dhe largësia më ben që të kujtoi midis të tjerve dhe ty . Ky shkrim për Evdal Nurin në pamje të parë është obligimi i çdo shkronjëtari qoftë në Berat, qoftë dhe kudo ku ka shqiptarë. Duhej bërë sa më parë publikisht ky shkrim, qoftë dhe pak i vonuar, sepse ai padyshim është edhe sot mësues në atë që rrezaton, që flet që shkruan.  Duket se është dhe si një rizgjim i nostalgjisë që fare natyrshëm i sheh tek njerëz në moshë të tillë. Por është dhe misioni që të jep ky rizgjim nostalgjie për një profesion mbarëbotëror fisnik. Është KODI I BUKUR I MËSUESISË. Jetojmë në një  kohë që mësuesisë i ka humbur roli i tij fisnik që ka patur e duhet të ketë në kohëra. Profesor Evdal Nuri është modeli më i mirë i një mësuesi që do të donte të kishte çdo mësues i ri apo dhe ata që e kanë lidhur jetën prej vitesh me zilet shkollore. Përvoja e Evdal Nurit me bëmat e tij që duken sot si “të dala nga moda sociale”.Më kujtohen  kushtet e vështira   të  viteve  97-2000. Arsyet dihen. Mësimin e  zhvillonim në breshërinë e armëve.  Shkollën e pezulluam për pak kohë.  Më vonë vazhduam  provimet e përfunduam vitin  shkollor  ndofta me disa mangësi, por jo  si sot. Nga ajo kohë  kujtoj   shumë mësues, por dhe nxënës.  Më vijnë para sysh emra, data, dialogje, mbresa, emocione, fytyrskuqje e, mes tyre është dhe ai mësuesit Evdal  Nuri .Një portret fisnik i çdo kohe me përkushtimin e tij. Pra në këtë galeri të gjërë të personazheve do të veçoja një mësues që, me plot gojë mund të quhet :” Mësues i mësuesve”.
Pak bilanc vitesh të profesionit: Ka punuar gati 40 vite në shkollat e mesme të Beratit. Jeta e tij njerëzore dhe profesionale ka disa të vërteta të çuditshme !

Ka jetuar 60 vjet në qytetin e Beratit. Ka lindur më 20 qershor dhe e ka lënë punë, po më 20 qershor të vitit 2000 .Dikur, në 20 qershor të vitit 1960 kishte bërë orën e fundit si nxënës në shkollën e mesme “Babë Dudë Karbunara”  dhe  më 20 qershor të vitit 2000 ai  zhvilloi orën e fudit s’i mësues në të njëjtën klasë. Midis këtyre datave ka 30 000 orë mësimi e mbi 160 000 herë ka dëgjuar zilen magjike të një shkollë që e ka ftuar për në mësim. Ai është intelektuali, studiuesi, gazetari, analisti, Padyshim në këtë botë të vërtetë me e pa mistere të mëdha, ka një mister të KRYPUNËS DHE DASHURISË PËR PROFESIONIN. Ai ka qenë dhe mbetet edhe si një KRYEPRIND me atë kujdes të jashtëzakonshëm për edukimin dhe arsimimin e vajzave të tij Alketa dhe Mirela. Për atë ngrohtësi dhe bashkëpunim që i ka dhënë bashkëshortja Natasha ish tipografja e Beratit, mbesa, Tea dhe nipi Marini. Profesor Evdali  i thoshin në” Shkollën B.D.Karbunara “, se shumë mësues i kishte patur nxënës e ‘druheshin” të komunikonin me emer. Aty dhe drejtori Bujar Çipi i thoshte profesore.  Në mbledhje fliste i pari. Në një farë mënyre hipte orientimin e fjala e tij dëgjohesh . Edhe në këtë vite që unë do i quaj vite të reja e të vrullshme jete, vazhdon të jetë shumë aktiv. Ka lënë tingujt e zileve, por ai na kujton Kodin e Kujtesës njerëzore që ka si parim atë që njeriu duhet të bëjë sa të jetë jeta detyrën ndaj vetes dhe shoqërisë.  Diku ai shkruan “Koha më ka bërë që të harroj” disa njerëz. Disa njerëz më bëjnë që të “harroj” kohën, ndërsa disa të tjerë janë “Koha ime”.Vjen një moment dhe e kupton kush ka më shumë rëndësi në jetë! Kush s’ka patur e s’do të ketë kurrë!” Para se ta jetojë si nxënës i zellshëm Evdal Nuri e ka jetuar mësuesinë si një përditshmëri nga më të bukurat nga më mbresëlënëset në një kohë që MËSUESIA ishte mision e jo zanat i rëndomtë ku ti shkon e pret zilen që të bjerë dhe ditën kur do të vësh kartën e kreditit për të marrë lekët që të ka hedhur financieri i shkollës. Mësuesia tek ai nuk ka patur kurrë hi harrese. Evdal Nuri është nga ata njerëz që, edhe pse koha mund ta joshë me profesione të reja, sot ai thotë me zë të lartë:

2-“Nëse do ta rinis jetën, do të bëhesh prapë mësues.”
Ai ka sot e kësaj dite, një fletore të shënimeve ku pasqyrohet ecunia e çdo nxënësi për të gjitha klasat që jepte mësim. Kur ia tregoi një nxënëseje, ajo u çudit shumë. Kush do ta donte sot atë ditar, këto fletore ????!!!! A mund të ketë sot një Muze Arsimi ?  O, ç’ëndërr e bukur në këtë vend, që ka kaq shumë politikë, që s’e kryen detyrën, e sa pak gjëra të tilla, që himnizojnë dritën e diturisë !
3- Libri e tij: ”Një mendjehapur s’ri gojëmbyllut” ! Është një përvojë intelektuale prej 60 vitesh. Mjafton që të shohim titujt e shkrimeve që ka libri që të shohim mendimin dhe profesionalizmin, me të cilin ai e ka shkruar këtë e që mund ta quajmë dhe Libri i Jetës së tij. Nuk është i pari që ka botuar libra në këtë kohë moshe apo dhe në këtë kohë libromanie shqiptare në të gjithë trojet. Do të veçoja këtu seriozitetin e jashtëzakonshëm që ai vlerëson këtë detyrë të re të një publicisti bashkëkohor në lidhje me kurajon. Ai nuk është dhe kurrë nuk do jetë njeriu i dominove. Dikur në vitin 2000 miqësisht kisha bërë një shkrim në formën e një meditimi për rrugën e jetës së tij , të atij pasioni gati të pabesueshëm pedagogjik që ai ka patur në vitet e mësuesisë. Po shkëpus një fragment të atij shkrimi që ai e ka vënë dhe në hyrje të librit të tij publicistik që, për fat të mirë, është aktual dhe sot. Kur përmendin që profesor Evdalin po merr emrin pas atyre dekadave pune, dijeje, lodhjeje, respekti, sakrifice, atëherë themi me plot gojë se ai është dhe do të mbetet dy fish i nderuar”.

Që në vitet e punës, por tani ai është dhe mbetet këshilltari më i mirë për mjaft probleme sociale që ka vendi qoftë në pedagogji, qoftë në sociologji, në kulturë, në ekonomi, në arsim etj.  Dita e Evdal Nurit nuk është monotone. Jo dhe joo. Një numër vitesh që në pamje të parë të trishton, por që për Evdal Nurin është thjesht një numër vitesh e asgjë tjetër. Jeton në Tiranë, por shpirtin e ka  në Berat. Nuk është vetëm romantike kjo dashuri, por shumë më tepër se kaq. Filozofia e jetës së tij është bashkuar me shpirtmadhësinë e ngrohtësinë njerëzore e për të thuhet “Evdal shpirti, dashuri binjakëzuar. Njëri bredh rrugëve të Tiranës dhe tjetri në rrugicat e Beratit, i përmalluar.”  “Zilet” e pambarura të  Evdal Nurit  po  i dëgjojmë dhe në pandeminë e shkaktuar nga Covid-19. Me dhjetra mesazhe në ditë  i dërgon miqëve ,shokve, kolegve ish nxënësve për mënyrat  se s’i duhet të ruhemi nga kjo sëmundje vrastare.   Gjithë jetën  kanë qënë në dobi të nxënësve, mësuesve  e  gjithë shoqërisë ! Ky pra , është Evdal  Nuri ..!  Këto dy  vite  shkollor do të ngelet në “histori”!  I pari  mbaroi para se të fillonte .  U trondit me termetin e 23 Shtatorit . U “rrëzua” me atë të 26 Nëndorit e   mbaroi  me  Covid -19 në fillim të Marsit.   Vit i thënçin .  Pra , mbaroi pafilluar e të gjithë nxënësit kaluan pamësuar Po ky i sivjetmi? Me mangësitë më   të mëdha  .Pushime të zgjatura ,  orë të shkurtuara, mësimi  online !  Këto mangësi do të ndihen në shumë vite.