Konflikti me armë/ Recepsionistja i kërkoi kartën e identitetit, si nisi sherri në hotel mes klientit dhe pronarit

180
Sigal

Detaje të reja nga ngjarja në rrugën “Tre vëllezërit Kondi” në Tiranë ku një 30-vjeçar dyshohet se tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli.

i arrestuari Ervin Selita dyshohet se tentoi të vriste një nga pronarët e hotelit, shtetasin Zeni Xhindi, pasi fillimisht u konfliktua me recepsionisten e hotelit.

Kjo e fundit nuk e la të hynte në hotel me partneren e tij 30-vjeçare, gjithashtu e arrestuar nga policia pa i dhënë kartën e identitetit dhe konflikti vijoi më pas me një nga pronarët e hotelit.

Në kërkim u shpallën Xhuliano Selita dhe Erjon Mici, shokët e shtetasit Ervin Selita që i erdhën në ndihmë gjatë konfliktit dhe më pas fshehën armën me të cilën 30-vjeçari dyshohet se qëlloi për të vrarë pronarin e hotelit.