‘Na mori frymën’, banorët e Lezhës protestë kundër ndotjes

42
Sigal

Banor dhe aktivistë në Lezhë u ngritën sërish në proteste, kundër fabrikës se përpunimi të mbetjeve me origjine shtazore e cila ndodhet në lagjen ‘Skenderbeg’. Protestuesit u mblodhën në qendër të qytetit dhe me pankarta në duar marshuan drejt fabrikës, duke shprehur shqetësimin e tyre ndaj ndotjes së ajrit dhe mjedisit.

Sipas protestuesve, era e rëndë dhe ndotja nga fabrika po ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës dhe shëndetin e komunitetit, duke e cilësuar të pafalshme heshtjen e institucioneve vendore dhe qendrore ndaj kësaj situate, e cila vijon prej të paktën pesë vitesh.

Në mbështetje të protestuesve ishin dhe përfaqësues të opozitës në Lezhë, të cilët premtuan se do ta ndjekin këtë çështje derisa të marrë zgjidhje.

Në anën tjetër, përfaqësues të fabrikës pretendojnë se po respektojnë të gjitha rregulloret mjedisore dhe ky subjekt nuk krijon ndotje në mjedis, ndërsa qytetaret  paralajmëruan se nëse nuk merren masa konkrete, do të vijojnë me protesta të tjera deri në zgjidhjen e kësaj problematike.