Na mashtruan, në punë mikeshat e ministrave dhe deputetëve

483
Baza e socialistëve në Tiranë, Elbasan, Korçë por edhe në disa qytete të Jugut të Shqipërisë duket se ka nisur ofensivën e denoncimeve dhe akuzave ndaj pothuajse të gjithë atyre që prej 2 vite e gjysëm marrin poste, punësojnë miq dhe të afër, por edhe duke shitur dhe duke blerë vendet e punës, akuza ndaj atyre që sipas një militanti të thekur i mbetur ende pa punë dhe në fukarallëk, “punësohen jo hallexhinjtë por “mikeshat” e tyre duke i bërë ndërmarjet dhe institucionet vende klanore dhe burim milionash”. Fakti është se ata që pas 23 qershorit 2013 u emëruan drejtues, bënë edhe marrëveshjet e fjalës me VIP-at, ku zotoheshin të mbanin në vendet e punë dhe të punësonin fillimisht miqtë dhe “mikeshat” e tyre, pastaj çfarë të tepronte shtresat e ulëta. Diskriminim i hapur, përbuzje e turpshme dhe përulësi deri në humbje totale të personalitetit. Tirana, Elbasani, Korça, Vlora, Saranda, etj mbeten qytetet që veç problemeve të mprehta sociale si mungesa e punësimit, rritja e numrit të personave kryefamiljarë që janë regjistruar ose jo si të papunë, rritja e frikshme e numrit të personave që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe që sot jetojnë në varfëri totale, mbart edhe probleme të tilla si rritja e 10 fishuar e nunmrit të divorceve, fëmijëve të braktisur, atyre që i janë futur rrugës së drgoës etj. 

Sigal

Elbasani, qyteti më i braktisur

Por sikur të mos mjaftonin këto, një qytet mjaft i rëndësishëm si Elbasani është lënë pothuajse në harresë totale edhe ministrat, nga deputetët dhe qeveritarët, duke u kthyer në “xhep rezervë” që i duhet pushtetit sa herë ka zgjedhje apo kur kryesisë në qendër u duhet të zbresin në bazë për të “sqaruar dhe detajuar çfarë është bërë, dhe çfarë do të bëhet”. Prej 25 vitesh as deputetët e PD dhe as deputetët e PS nuk kanë bërë asgjë për Elbasanin, qytetin e mjerimit të (pa) dukshëm kudo që shkon, në rrugë, rrugica, lagje, palate, qendër dhe periferi, do të shikosh njerëz që flasin me vehte, që u bëjnë inventarin koshave të mbeturinave, pasi janë të papunë, dhe janë përjashtuar prej 2 vitesh (nga ish ministri Veliaj) nga ndihma ekonomike. Gjithë kjo rezyme e cila pjesërisht të mbush mendjen se Elbasani ka shumë probleme, veç faktit se është lënë në harresë, të mëson edhe fakte të tjera sa të turpshme aq edhe kriminale. 

Një grup militantësh socialistë prej disa ditësh kërkuan të bisedonin me gazetën “Telegraf”, dhe i kanë deklaruar asaj se “të futesh në statistika për të punësuar se si dhe se kush ka urdhëruar punësimet e reja, mbi 50 per qind e tyre ashtu sin ë kohën e PD, janë bërë me urdhërin e deputetit, zv/ministrit, deputetit, apo ndonjë zyrtari të lartë, dhe jo për t’i mbaruar punë ndonjë hallexhiu, por duke punësuar të dashurat e tyre, e duke na lënë ne që kemi ngrysur dhe kemi gdhirë ditë dhe netë duke i shërbyer PS për 8 vjet opozitë, jemi përdorur nga ngjitësit e posterave deri tek pazaret e votave dhe votuesve, dhe tani kemi mbetur si mos më keq, pa punë, pa përkrahje, dhe të zhytur në borxhe”. Fakti është se nga 2188 kërkesa që dega e PS Elbasan ka patur fill pas 23 qershorit 2013 pas ardhhes në pushtet, për punësime dhe sistemime të atyre që u kishte premtuar gjatë fushatës, as 20 per qind e tyre nuk kanë gjetur një vend pune. Në Elbasan nga korriku 2013 deri sot janë larguar nga puna mbi 2900 persona duke nisur nga rojet e institucioneve, shoferët, kaldaistët, e duke përfunduar tek zyrtarët dhe drejtuesit, por asnjë emër militanti nuk gjendet në borderotë e shtetit, pasi ata vazhdojnë të mbeten rrugëve. Edhe në takimet që Sekretari Përgjithshëm i PS Ruçi ka patur 3-4 herë me drejtuesit dhe të emëruarit në Elbasan, nga të ftuarit dhe të paftuarit që kanë mbushur sallën janë kërkuar arsyet “pse nuk janë mbajtur premtimet, pse punësohen soj, sorrollop dhe miqtë dhe mikeshat e ministrave dhe deputetëve, kurse ne mbahemi ushtarë rezervë që kur të vijnë fushatat, të na thërrisni dhe të na gënjeni me ndonjë thes miell dhe pastaj t’u ngjisim posterat e kandidatëve”. 

Tallja me antarë, simpatizantë dhe militantë
Asnjë prej pyetjeve nuk ka marrë përgjigje në të gjitha rastet kur ka qenë Ruçi apo Peleshi, por u është thënë “ushtarëve në rezervë” të pyesin Ramën kur të vijë dhe t’i takojë. Tallje më të madhe me militantët e tu nuk ka, përbuzje dhe arrogancë më therëse me ata që i ke përdorur dhe i ke premtuar dhe mashtruar nuk ka. Por gjithmonë me të pakënaqurit e bazës është përdorur edhe “Kali Trojës”. Pas lumit të akuzave dhe denoncimeve, të pakënaqurit kanë patur vizitorë darkave në banesat e tyre. Kanë qenë rojet e kollareve ata që kanë dorovitur me ndonjë thes me ushqime dhe ndonjë 50 mijë lekësh, bashkë me premtimin se “shefi e di hallin tuaj, do të bëjë diçka, mos shaj dhe mos fol me median sepse i bën keq vehtes”. Dorovitësit ikin dhe bashkë me ata ikën edhe thesi me miell dhe 50 mijë lekëshi, ndërkohë që të pakënaqurit sërish kthehen në origjinë. Nisin nga e para hallet dhe problemet. 

Nuk ka asnjë prej tyre që të mos kenë dhjetra faqe fletoresh ku të mos kenë shënuar borxhet në dyqanet e lagjeve, situatë e cila u ishte premtuar se “do të marrë fund sa të marrim pushtetin dhe të rrëzojmë Berishën”. Të pakënaqurit premtuan se “kur të vijë Rama do ti dalim ballë për ballë dhe do tja themi të gjitha”, duke u vetëkënaqur me faktin se një ditë do të mund ta takojnë kryeministrin nga afër. Sa mirë, edhe kur shikojnë ëndërra me kryeministra ndoshta u duket se e kanë takur vërtetë atë, por ama në gjumë jo në realitet. Lidhur me pretendimet e tyre për punësimin e “mikeshave” të pushtetarëve dhe deputetëve, dikush u kishte thënë se “ato duhen sepse janë pasqyra e institucionit, kurse ju xhami i thyer i tij”.