“Rrezik përmbytjesh”, Instituti i Gjeoshkencave jep paralajmërimet: Zonat që do jenë më problematike

Me uljen e temperaturave pritet të shtohen reshjet e shiut në të gjithë territorin e Shqipërisë. Instituti i Gjeoshkencave ka bërë një raportim për ecurinë e motit, ndërsa bën thirrje për kujdes të shtuar në disa qarqe për shkak se nga reshjet e dendura nuk përjashtohet mundësia, që të ketë vërshim ujërash dhe përmbytjesh.

Pjesa veriore e vendit, si psh, Kukësi, Dibra, Shkodra dhe Lezha pritet të jenë më të ekspozuara nga vërshimet e ujërave.

Sigal

Njoftimi i Instituti i Gjeoshkencave: 

Gjatë pasdites së sotme (e hënë, dt.16) dhe gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.17) do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri të territorit. Në fund të ditës së nesërme reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ndërkohë, pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike, dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.