Moti i keq/ Rritet niveli i ujit në lumin Vjosa dhe tek Ura e Mifolit

296
Sigal

Si pasojë e motit të keq që ka përfshirën vendin tonë që prej dy ditësh, ka sjellë edhe fryrjen e lumenjve dhe përrenjve në disa zona të vendit.

Komiteti i Emergjencave Civile ka publikuar të dhënat më të fundit përsa i përket gjendjes së lumenjve, aty ku shfaqen më së shumti probleme kur vendi përfshihet nga reshjet.

Njoftimi i plotë:

Lumi Vjosa

Pas reshjeve me intensitet mesatar dhe të lartë, të rëna në të gjithë vendin, sot ju informojmë në lidhje me nivelin e lumit Vjosa. Në orën 14:00 të ditës së djeshme niveli ishte 2.3 m, ndërsa në orën 18:00 niveli ishte  2.7 m. Ndërkohë, sot në orën 08:00 niveli ishte 3.1 m, duke shënuar tendencë në rënie.

Memaliaj

Ora 08:00 niveli ishte 2.0  m/ Ora 14:00 niveli ishte 2.2  m/ Ora 18:00 niveli ishte 3.0 m. Ndërkohë ditën e sotme në orën 8 niveli ishte 4.0 m, duke shënuar një tendencë në rënie.

Ura e Mifolit

Dje në orën 08:00 niveli ishte 4.2 m, në orën 14:00 niveli ishte 4.4m, ndërsa në orën 18:00 niveli ishte 4.5 m. Ditën e sotme në orën 08:00 niveli ishte 5.6 m, duke shënuar një tendencë të lehtë në rritje, por pa problematikë.