Disa fshatra në Memaliaj pa energji elektrike, shkak moti i keq

242
Sigal

Disa fshatra në Memaliaj kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq.

Mësohet se pa drita janë fshatrat Buz, Kalemaj, Badër, Xhafaj dhe Kurtjez pjesë e Njësisë Administrative Buz, Bashkia Memaliaj.

Po ashtu, energjia mungon edhe në Njësinë Administrative Qendër Memaliaj dhe në fshatin Kashisht.

Problemet kanë ardhur si pasojë e dëmtimit të rrjetit përcjellës për shkak të kohës së keqe. OSHEE Gjirokastër po punon për riparimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.