Emrat, 62% e delegatëve të PD-së së Lushnjes, firmosin për 11 dhjetorin

255
Sigal

Edhe dega e PD-së së Lushnjes ka bërë publikë emrat e delegetavë që i janë bashkuar Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga demokratët.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së në Lushnje, nënkryetari Pirro Pano është shprehur se 62 për qind e delegatëve të kësaj dege i janë bashkuar dhe do të jenë në kuvendin e 11 dhjetorit.

Kjo degë ka aktualisht 259 delegatë, ndërsa deri më tani 162 prej tyre kanë firmosur për të thirrur Kuvendin e 11 dhjetorit.